Donjet Shkodra i gëzohet suksesit të marrë në Lushnje dhe veçon faktin se për të rëndësi kanë pikët. Po ashtu foli dhe për pozicionin ku është aktivizuar në dy ndeshjet e fundit.
“Ishim këtu për të marrë tre pikët. E dinim që do të ishte e vështirë, ashtu si dhe terreni. Kemi kryer detyrën, shënuam dy herë dhe në pjesën e dytë e menaxhuam rezultatin dhe të shihnim nëse do kishim mundësi për të realizuar dhe të tretin.
“Në fillim kishim dhe mungesa në qendër të mbrojtjes dhe Musolli u tërhoq në vendin e tyre. unë po ashtu u s’postova pas. Duhet të kryej detyrat që më jep trajneri. Tani është më e lehtë që të përshtatem me skuadrën”.
“Jam përshtatur mirë dhe me Flamurtarin, ndërsa te Skënderbeu nuk pata hapësirë për shumë arsye. Kukësi është një skuadër e mirë dhe kampioni në fuqi ndaj zgjodha të vi. Njihja dhe drejtorin Nexhipi që dhe ma bëri dhe më të lehtë”.