“Shko te shtëpia e Ozilit dhe kërko falje”, legjenda e Arsenalit i jep një këshillë trajnerit Mikel Arteta

Arsenali po kalon një moment aspak të mirë në Premier Ligë, teksa topçinjtë ndodhen në vendin e 15-të në kampionat, ku në katër ndeshjet e fundit kanë marë vetëm një pikë. Ekipi i drejtuar nga Mikel Arteta luajnë shumë dobët dhe rastet për gol vijnë rrallë.

Sipas legjendës së londinezëve, Paul Merson, Arsenali nuk do të shënonte asnjë gol edhe sikur ndeshja do të vazhdonte dhe për ditë të tëra. Gjithashtu ai u shpreh se Arteta duhet t’i kërkojë falje Ozilit dhe ta thërrasë në skuadër, pasi Arsenali ka nevojë për të.

“Arsenali mund të ishte duke luajtur deri tani dhe akoma nuk do të shënonin një gol. Çfarë duhet të bëjnë në Janar? Arteta të shkojë tek shtëpia e Ozilit dhe të kërkojë falje, dhe t’i thojë që i duhet në skuadër. Asnjë lojtar nuk e zëvendëson dot. Mesut përfiton 350.000 paund në javë dhe rri në shtëpi, ndërkohë që skuadra e tij nuk shënon dot”- u shpreh legjenda Paul Merson./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online