Nga debutimit në Botëror (i pari në karrierën e tij) në Kosta Rika-Serbi, te merkato që mund të sjellë shumë zhvillim, por që sigurisht po ngushton rrethin sa i përket pretendentëve. Deri tani, ka mbtur vetëm Juventusi. Milinkoviç-Saviç përgatit lamtumirën te Lacio dhe i ati del zbuluar: “Duhet të shkojë te Juventusi, skuadra perfekte për të. Torino është më mirë se Roma. Real Madridi? Mund të presë”. Më qartë se kaq…
“Juvetusi do të ishte skuadra ideale, perfekte për të. Në Torino, në një klub të madh, prestigjioz dhe me shumë tituj si ajo bardhezi, që prej vitesh dominon skenën, do të kishte mundësi që të rritej dhe përmirësohej deri sa të mbërrinte në pjekurinë maksimale.
Pas tre sezonesh te Roma, Sergej njeh në perfeksion kampionatin italian, është ambientuar dhe integruar në mënyrë të jashtëzakonshme, ka mësuar mirë gjuhën. Me futbollistë të nivelit si Dibala, Dagllas Kosta dhe shokë, Sergej mund të fitojë titullin, Kupën e Italisë dhe të japë kontribut për të fituar Champions, pse jo?! Juventusi ka arritur gjithmonë larg në këtë kompeticion. Dhe nëse do të fitonte Kupën më prestigjioze, Sergej mund të synojë edhe “Topin e Artë”. Vetëm nëse luan një futboll të madh evropian mund të figurosh mes kandidatëve të Topit të Artë”, ka vazhduar Nikola.
Po shanset e Real Madridit? Mund të presin. Për Realin, skuadra për të cilën Sergej bën tifo, ka ende kohë: “Në Spanjë mund të shkojë pas 25 vjeç, kur do të jetë kompletuar dhe pjekur në Itali. Ashtu si ka bërë Zidan. Torino? Më pëlqen, qytet i qetë, jetohet ndryshe. Më pak se 1 milionë banorë kundrejt një qyteti me më shumë se 3 milionë. Diferenca është dhe duket: ndihet dhe dëgjohet”.
Asnjë dyshim mbi cilësitë e mëdha të birit: “Për mua është një miks mes Zidanit dhe Ibrahimoviçit. Një kombinim shpërthyes mes teknikës së tij të jashtëzakonshme dhe fuqisë fizike. Një dominues. Nuk shoh te ai pika të dobëta. Nuk ka ditë ku media e gjithë Europës nuk flet për të. Por, mund të garantoj, i fola në telefon dhe ai është me këmbë në tokë. Nuk ndikohet nga sirenat italiane, spanjolle, angleze”.