Shkëputja e Barcelonës në krye? Ançeloti: Kemi ende “El clasico”-n për të luajtur

Karlo Ançeloti ka mohuar zërat që e lidhin atë me stolin e Kombëtares së Brazilit. Trajneri italian ka thënë në konferencë për shtyp në prag të sfidës me Leganesin se e gjithë vëmendja e tij tashmë është re fitimi i titujve me Realin e Madridit. Sa i përket shkëputjes së Barcelonës në krye të La Ligës, Ançeloti i ka kujtuar gazetarëve se është ende “El classico”-ja për t’u zhvilluar.

“Barça është përpara nesh, por ende kemi El classico-n për të luajtur. Unë trajneri i ardhshëm i Brazilit? E vlerësoj Brazilin, por nuk ka pasur asnjë kontakt mes meje dhe federatës në ditët e fundit. Jam plotësisht i përqendruar te Reali i Madridit. Jam nën kontratë me Realin e Madridit dhe përqendrimi im është te fitimi i trofeve. Kemi objektiva të rëndësishëm tani”, ka deklaruar Karlo Ançeloti./Sport Ekspres/