Shkëndija shkon në Turqi, tre përforcime dhe miqësore niveli

Shkëndija ka nisur fazën përgatitore të dimrit, ndërsa në grumbullimin e parë të pranishëm ishin tre fytyra të reja, njofton klubi tetovar në faqen e vet zyrtare. Mbrojtësi Mevlan Adili, porteri Seladin Mustafi dhe mesfushori Sabit Bilali janë tre përforcimet e reja të Shkëndijës. Kuqezinjtë ditët e para vazhdojnë me matje dhe ekzaminime mjekësore, për të vazhduar nga 9 janari në Ohër.

Mbrojtësi 23-vjeçar Mevlan Adili vjen nga FC UTA e Rumanisë, ndërsa rikthehet te Shkëndija, ku ishte 6 muajt e parë të vitit 2015. Ai firmos për 18 muajt e ardhshëm dhe pritet të shtojë konkurrencën në repartin e mbrojtjes.

Portieri 24-vjeçar Seladin Mustafi ka nënshkruar për dy vite. Ka përvojë në Ligën e Parë të Maqedonisë kur ka luajtur me Renovën, për të cilët përveç kampionatit ka regjistruar edhe dy paraqitje në eliminatoret e UEFA Europa League. Një periudhë të shkurtër ishte pjesë e Llapit në Kosovë, ndërsa sezonin e fundit luajti me Teteksin.

Ndërkohë, 20-vjeçari Sabit Bilali luan si mesfushor ofensiv, në ekipet e moshave ka qenë pjesë e Renovës dhe Dinamo Zagrebit, ndërsa me Shkëndijën ka firmosur kontratë tre-vjeçare.

Nga 9 janari skuadra do të transferohet në Ohër. Faza e dytë dhe kryesore do të zhvillohet në Antalia të Turqisë, ku përveç seancave të regullta stërvitore janë caktuar të luhen katër takime miqësore (22 janar ndaj FC Zyrihut, 26 janar Olimpik Doneck, 30 janar Dinamo Zagreb dhe 3 shkurt Qabala nga Azerbajxhani).?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *