Diego Kosta kthehet fuqishëm, 5 minuta për golin e parë me Atletikon

Diego Kosta është kthyer, me në fund një prej sulmuesve më të mirë në botë ka mbyllur pushimet e detyruara dhe është gati të nisë sërish të shënojë, tashmë për Atletikon e tij.

Sot Atletiko luajti në Jeida një ndeshje kupe pa shumë vlerë në pamje të parë (Los Colchoneros fituan 4-0), por në pjesën e dytë debutuan Vitolo e Kosta.

Sulmuesi më origjinë braziliane u fut në minutën e 64-t, kur Atletiko kryesonte 2-0, dhe shënoi vetëm 5 minuta më vonë, një gol të rëndësishëm sidomos për vetë Diego Kostën, i cili ka pritur gjatë për të shkelur sërish fushën e blertë dhe për të shënuar një gol të vërtetë. Një minutë më vonë për pak sa nuk pësoi edhe një dëmtim të rëndë, pas një përplasjeje me një mbrojtës vendas, por ‘bisha’ e Atletikos nuk pyet për asgjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online