Luftëtari u shpartallua 5-0 javën e shkuar në Letoni nga Ventspils dhe është shkërmoqur gjithë plani i hartuar pas shortit, sepse rivali dukej i kalueshëm.
Humbja në Letoni, me 5 gola që në pjesën e parë, tregon qartë se te Luftetari kanë gabuar dhe ndoshta nuk e kishin marrë seriozisht këtë rival, pa shkuar më pas tek analiza e ndryshimeve verore, duke nisur nga stoli, ku askush nuk e kupton pse u largua trajneri Hasan Lika.
Ka edhe probleme të tjera të brendshme, por ndërkohë klubi në faqen e vet në Instagram publikon njoftimin për orarin e ndeshjes (sot ora 20:00) dhe vendos një mesazh të shkurtër, që ngjan si humor, edhe për faktin se askush nuk do shkojë në Elbasan, duke pasur parasysh distancën dhe biletat e shtrenjta të hyrjes në stadium: “Synimi fitore e pastër, pse jo edhe ‘tentativë’ përmbysjeje”.
Nuk kuptohet qartë pse është futur në thonjëza fjala “tentativë”, a thua se nuk do tentohet fare realisht, por duket se te Luftëtari ëndërrojnë të bëjnë atë që The Neë Saints në Uells i bëri Shkëndijës, duke e mundur 4-0 dhe duke i shkuar shumë pranë përmbysjes së humbjes 5-0 që pësoi në Shkup. Të shpresojmë…