Shkëndija e Tetovës ka mësuar trajnerin e saj të ri. Në krye të pankinës kuqezi do të jetë boshnjaku Bruno Akrapoviç. 53 vjeçari do të drejtojë përsëri skuadrën e Shkëndijës, pasi kishte qenë trajneri i saj më parë në periudhën 2015-2016, ku u rendit në vendin e dytë pas ekipit të Vardarit.
Kujtojmë që vetëm tre ditë më parë, drejtuesit e klubit shqiptar ndërprenë kontratën me Ernest Gjokën, përshkak të rezultave të dobëta në Kupat e Europës. Bruno Akrapoviç drejtonte CSKA e Sofies, përpara se të rikthehej në Maqedoninë e Veriut tek klubi i Shkëndijës./Elio Hajdari-Sport Ekspres/