Nga Klaudio Ndreca
Gledi Mici është larguar përfundimisht nga skuadra e Shkëndijës së Tetovës. Kuqezinjtë kanë njoftuar zyrtarisht këtë shkëputje të mbrojtësit shqiptar që nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Gjokës. Kjo i lë vendin shumë ekipeve për t’u futur në garë që të marrin shërbimet e tij.
Mes tyre është edhe Tirana që nuk mund t’i shpëtojë një element i tillë. Kjo pasi bëhet fjalë për një lojtar të lirë dhe nuk do të ketë asnjë detyrim tjetër financiar për nënshkrimin përveç akordit mbi pagesën. Mici nuk ka preferuar që të rinovojë tek Shkëndija ndërsa në kohët e fundit është duke u stërvitur me Roland Peqinin, duke i’u bashkuar emrave të Kërcikut dhe Bicajt. /Sport Ekspres/