Ish-kapiteni i Skënderbeut, Bledi Shkëmbi, ka qenë sot i pranishëm në Korçë për të ndjekur ndeshjen mes Skënderbeut e Vllaznisë, duke përfituar nga dita e pushimit, sepse dje Liria e tij mundi Prishtinën e Mirel Josës. Tashmë trajner, Josa analizon Skënderbeun, Superioren dhe merkaton.
“Erdha në Korçë për të ndjekur ndeshjen, pasi kam një ditë pushim. Skënderbeu fitoi pak me vuajtje, diçka e pritshme pas lodhjes në Beograd. Megjithatë, Skënderbeu të mund edhe kur është 50-60%, diçka jo e mirë për kampionatin, por e shkëlqyer për Skënderbeun.
“Partizani? Prishi gjithçka me dorën e vet, largoi shumë lojtarë të rëndësishëm, erdhën shumë lojtarë dhe drejtues të huaj. Kthehet Starova, që deri para dy javësh fliste shumë keq për Partizanin, duket qartë që ka shumë gjëra që nuk shkojnë aty,
“Liria? Nuk po luajmë shumë mirë, por për fat të mirë morëm 3 pikët ndaj Prishtinës. Një ndeshje e çuditshme, sepse isha përballë Mirel Josës, me të cilin kam punuar për shumë vite. Më kënaqi fitorja, por jo se kisha përballë Josën.
“Lojtarë nga Skënderbeu për Lirinë? E pamundur për ne, sepse Skënderbeu është bërë si Dinamo e Zagrebit, i ka lojtarët shumë të shtrenjtë. Vetëm po na bëri ndonjë dhuratë. Lojtarë nga Liria për në Superiore? Janë disa të rinj të talentuar, së shpejti do t’i shihni, por nuk them dot emra.
“Ndryshimet e trajnerëve në Superiore? E vërtetë, janë shumë, dhe më vjen keq, sepse vetëm tani po e kuptoj sa punë e vështirë është dhe u kemi rënë shpesh në qafë. Unë e kam nisur këtë punë te Liria, jam deri në fund të sezonit dhe shpresoj ta mbyll mirë, pastaj të shohim, ndoshta kthehem në Superiore”.