Teuta do të udhëtojë drejt Korçës në fundjavë për t’u ndeshur me Skënderbeun në javën e pestë të kampionatit shqiptar. Bashkë me ekipin pritet të jetë edhe lojtari Sherif Kallaku, i cili i ka munguar durrsakëve për shkak të një dëmtimi të pësuar.
Futbollisti i talentuar nuk ka qenë i pranishëm në asnjë prej ndeshjeve që Teuta ka zhvilluar në këto 4 javë të para të Superiores, por do të jetë nën urdhërat e trajnerit Shkëmbi për ndeshjen e radhës, duke e lënë pas kështu dëmtimin. Kallaku është një lojtar kyç për këtë ekip, madje kualitetet e tij të larta i ka shfaqur edhe me Shqipërinë U-21. Një problem më tepër për Dajën, që duhet të mbyll një “regjizor” në mesfushë. /Sport Ekspres/