Shkëlqeu me Teutën këtë sezon, Lorenzo Vila pranë largimit nga Shqipëria

Superiorja po vazhdon të prodhojë futbollistë që po bien në sy të kampionateve të huaja, duke u kthyer kështu në një vitrinë për këta të fundit. Shumë emra janë përfolur deri tani për ndryshuar ambient sezonin e ardhshëm, ndërsa të tjerë e kanë marrë këtë hap tashmë. I radhës është talenti i Teutës, Lorenco Vila. Pas interesit nga Liga e Dytë e Turqisë në drejtim të tij tashmë në skenë del edhe Qipro.

Sipas asaj që raporton “Ora TV”, një klub qipriot duket se ka shfaqur pëlqim për lojtarin 21-vjeçar. Ky i fundit ka bindur me paraqitjet e tij këtë sezon dhe nuk është çudi ky interes në drejtim të tij. Deri në momentin e ndërprerjes së kampionatit Vila ka qenë një pikë kryesore e planeve të Teutës dhe ka shkëlqyer me fanellën e tyre, me të cilët numëron 22 ndeshje të luajtura në fushën e lojës. As goli nuk i ka munguar deri tani, teksa plot 6 herë ka arritur ta tundë rrjetën këtë sezon në të gjithë kompeticionet, duke dhënë kontributin e tij për ecurinë e skuadrës.

Megjithatë kontrata mes tij dhe klubit durrsak përfundon këtë verë dhe duke parë ekipet që i janë vënë pas, nuk do e ketë të vështirë të sistemohet për sezonin e ardhshëm. Ndërkohë humbje e madhe pritet të jetë për Teutën, që pëveç faktit se do të humbasë një lojtar të rëndësishëm nga organika e saj, gjithashtu nuk do të mund të përfitojë financiarisht prej tij, teksa Vila do të jetë lojtar i lirë dhe me parametra 0 në fund të këtij sezoni./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online