Shkëlqeu kundër Romës, media italiane vlerëson Gjimshitin me notën më të lartë: Ishte praktikisht perfekt

Berat Gjimshiti ka zhvilluar një ndeshje të shkëlqyer kundër Romës. Mbrojtësi shqiptar ishte i pakalueshëm në 73 minutat që ishte i pranishëm në fushën e lojës. Futbollisti i Atalantës u desh të linte ndeshjen përpara kohe, teksa pati fatin e keq të pësonte një dëmtim gjatë lojës.

Mediat italiane kanë vlerësuar lart paraqitjen e tij përballë ekipit të Murinjos. “Tuttomercatoweb“-i i ka vendosur notën 7, e cila ishte edhe më e larta ndër lojtarët e Atalantës.

“Në leximin e lojës është praktikisht perfekt. Ai kufizon Abrahamin dhe sulmuesit verdhekuq. Largohet përshkak të një problemi fizik”, ka shkruar në vlerësimin e saj “Tuttomercatoweb“-i./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online