Fundjava në Superligën zvicerane pati një shije të ndryshme për lojtarët shqiptarë aty.
Festë për ata që luajnë te Bazeli: fitore 3-0 ndaj Sant Gallenit, titullarë Xhaka e Albian Ajeti, 2 gola ky i fundit dhe Bazeli shkon -2 nga kreu, pasi Jang Bojs barazoi në shtëpi. Për Ajetin, përfshirje në formacionin më të mirë të javës nga e përditshmja e njohur Blick.
Spektakolar edhe Benjamin Kololli, i cili shënoi 2 gola në fitoren 2-1 që Lozana arriti në Lugano, duke fituar një finale të vogël mbijetese. Mesfushori i Kosovës ka shënuar 5 gola në kampionatin aktual dhe është përfshirë sërish në formacionin e javës, duke u konfirmuar si një lojtar me të dhënë të rëndësishme.
Ana tjetër e medaljes është Sioni: humbje 3-2 në shtëpi ndaj Tunit, Burim Kukeli sërish në formacionin më të dobët të javës dhe Ermir Lenjani nuk e prek fare fushën. Sezon i mallkuar.