Shkelmojnë topin e parë para Kombëtares që e pret “Wembley”, shqiptarët e Rivierës masin forcat me anglezët në Londër

Shqipërinë e pret një mbrëmje shumë emocionuese në ndeshjen kundër Anglisë. Megjithëse janë ulur ndjeshëm shanset për kuqezinjtë që të arrijnë në Botëror, ndeshja në Wembley është prestigji për Kombëtaren tonë. Biletat ishin “Sold-Out” që përpara dy ditësh, duke konfirmuar interesin e madh të anglezëve që kërkojnë me patjetër fitoren për hir të vendit të parë. Por nga ana tjetër, një numër i jashtëzakonshëm i tifozëve shqiptarë pritet që të jenë në këtë përballje. Shumë prej tyre jetojnë në Angli dhe do të kenë mundësinë që të përkrahin atdheun e tyre kundër vendit që jetojnë, për ta na kujtuar disi atë ndeshje që kemi zhvilluar në Itali.

Para kësaj sfide të madhe për ne, është rikthyer tradita në Londër pas shumë vitesh. Me praninë edhe të Altin Sulçes, gazetarit sportiv të njohur në vend, ka marrë sërish jetë skuadra shqiptare Riviera. Këta të fundit kanë zhvilluar disa ndeshje ndaj ekipeve angleze si për të shkelmuar topin e parë dhe për të matur forcat, përpara ndeshjes së vërtetë në mbrëmjen e nesërme. Padyshim që edhe ky shkëmbimi i kulturave dhe fryma bashkuese me kundërshtarët janë shumë domethënëse, teksa jemi në pritje të përballjes në “Wembley”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *