Shkatërroi Kukësin me tre gola, Rubin Hebaj tregon sekretin e fitores së Teutës: Ndoshta kishte efekt edhe orari i ndeshjes…

Rubin Hebaj arriti që të mposhte i vetëm Kukësin. Teuta e shkatërroi kundërshtarin e saj me shifrat 4-1, teksa Hebaj shënoi tre gola. I ftuar në emisionin “Ora Sport” që transmetohet në “Ora News”, Hebaj ka thënë se sekreti i këtij suksesi ka ardhur edhe nga orari i takimit që nisi në 19:45. “U ndiem shumë mirë. Ekipi kishte më shumë besim, entuziazëm.

Ndoshta kishte efekt edhe orari që u luajt më vonë, nuk e di. Dua t’i përgëzoj të gjithë lojtarët, edhe ata që hynë nga stoli. E treguam në fushë dhe vetë rezultati e tregoi ndeshjen tonë ndaj Kukësit. Trajneri ka ndërruar skemën, po luajmë me 4-4-2 të pastër, po furnizojmë qendrën nga krahët, që më para e kishim bërë më pak”, tha Hebaj. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online