Shkarkimi i Marantas sjell fitoren, Luftëtari befason Skënderbeun në Gjirokastër

Luftëtari është rikthyer te fitorja në Superiore duke mposhtur Skënderbeun me rezultatin 2-0. Kjo është fitorja e dytë e tyre në kampionat, ku kanë ngushtuar diferencën në 9 pikë nga korçarët. Bluzinjtë hynë në fushën e lojës pa trajner në stolin e tyre, teksa Marantas u shkarkua nga detyra përpara ndeshjes, megjithëse një gjë e tillë nuk ndikoi negativisht te ekipi.

Golat do të vinin të dy prej lojtarit Griseld Lika, që e gjeti rrugën e rrjetës shumë shpejt, pasi arriti të shënonte në minutën e 9 të takimit. Goli i dytë për të dhe njëkohësisht për skuadrën e Luftëtarit erdhi në pjesën e dytë, më konkretisht në minutën e 53 të ndeshjes./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online