“Shiteni Armando Brojën”! Tifozët e Chelsea shpërthejnë në rrjetet sociale pas ndeshjes kundër Wolves: Shikoj Jackson dhe dua Brojën, shikoj Brojën dhe dua Jackson

Chelsea ndodhet në një moment shumë të vështirë me sulmuesit. Askush nuk po arrin që të dërgojë topin në rrjetë, pavarësisht rasteve të pafundme që po krijon kjo skuadër. Jackson dhe Broja ndodhen në krizë golash duke humbur raste të pastra.

Nisur nga kjo panoramë, një koment brilant i një tifozi në Tëitter do të merrte shumë pëlqime dhe jehonë. “Sa herë që shikoj Brojën, dua Jackson në fushë. Sa herë shikoj Jackson në fushë, dua Brojën”.

Por sot Pochetino vendosi t’i aktivizojë të dy nga minuta e parë, Jackson dhe Brojën. Përfundimi nuk ishte i mirë për të dy dhe janë kthyer në qendër të kritikave të tifozëve në Tëitter, të cilët kërkojnë shitjen e menjëhershme të Brojës dhe të Jackson. Në disa raste sulmuesin shqiptar e kanë krahasuar edhe me një “kloun”, që nuk di të bëjë asgjë në fushën e blertë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *