Duhej të ishte ende në stadiumin e Kukësit, por ka përfunduar në spitalin e tij. Ky është rasti i Tedi Carës që realizoi një super gol nga goditja e dënimit në minutën e 14. Topi do të gjente fillimisht shtyllën dhe më pas mbërriti në rrjetë. Menjëherë në momentin e festimit do të hidhej një shishje në drejtim të Carës.
Lojtari është dëmtuar seriozisht në sy, duke lënë menjëherë fushën e blertë. Më pas futbollisti është nisur drejt spitalit të Kukësit për të marrë ndihmë të specializuar. Kjo ka shtyrë nisjen e pjesës së dytë për disa minuta pasi ambulanca ka dërguar Carën në spital dhe pritej ardhja e saj, në mënyrë që të fillonte sërisht takimi./Sport Ekspres/