Shiriti i kapitenit të Kombëtares është kthyer në një temë diskutimi në studion e emisionit “Kuq e Zi“ në “Supersport“. Gjergji Stefa nuk bindet nga personaliteti i Etrit Berishës për të udhëhequr ekipin në dhomat e zhveshjes. Megjithatë mendimi i tij has në kundërshtinë e Shpëtim Duros. Trajneri i Laçit thekson se kapiteni nuk duhet të vlerësohet nga të bërtiturat në fushën e lojës, pasi në këtë mënyrë nuk e ndihmojnë aspak ekipin.
“Kapiteni nuk është ai që bërtet kot në fushë. Kemi pasur kapitenë ne që bërtisnin, por kishin efekt negativ. Kishim kapitenë që bërtisnin dhe dukeshin kot në media”, ka thënë Shpëtim Duro./Halit Delibashi-Sport Ekspres/