“Shikoni veten në pasqyrë, për çfarë jeni krenarë?”! Ibrahimovic shpërthen kundër Anglisë: Keni fituar vetëm një trofe

Anglia nuk do të shpallet sërish kampione bote. Djepi i futbollit u ndal në gjysmëfinale nga rivali i saj më i madh, Argjentina (2:1), dhe pritja për trofeun vazhdon. Zlatan Ibrahimoviç kishte diçka për t’u thënë anglezëve. Mesazhi është mjaft i qartë:

“Nëse kthehemi pas, Anglia ka fituar një trofe. Pyetja është: sa herë e ka mundur Anglia një skuadër të vërtetë? Këtë herë ata luajtën kundër një skuadre të vërtetë – Argjentinën,” tha Zlatani dhe më pas vazhdoi:

“Me gjithë respektin për Norvegjinë, ajo nuk është një skuadër e vërtetë. Unë jam suedez, kjo është shaka, por Argjentina është një skuadër e vërtetë. Anglia tregon frymë luftarake dhe mentalitet, por nuk ka fitore të vërteta. Kur të mundin një skuadër të vërtetë, atëherë mund të flasin.

E njoh shtypin anglez. Ata e duan thashethemin, propagandën, u pëlqen t’i ekzagjerojnë gjërat, t’i bëjnë të duken të mëdha. Kjo ishte një realitet i ashpër. Le ta shohin veten në pasqyrë. Në këtë lojë ka nivele të ndryshme dhe pikërisht këtu qëndron dallimi.
Ata mendojnë se janë më të mirët se gjithë të tjerët. Megjithatë, realiteti është se në Premier League nuk luajnë vetëm lojtarë anglezë. Janë të huajt ata që e bëjnë atë të shkëlqyer,” tha Ibrahimovic. /Sport Ekspres/