Plot 42 ndeshje pa humbje rregjistroi Liverpool i Jurgen Klopp në Premier League duke na treguar se po, kemi të bëjmë me një skuadrër të transformuar. Ecuria pozitive e të kuqëve padyshim i faturohet ideve të trajnerit gjerman i cili me qetësin dhe profesionalizmin e tij arriti të rikthej buzëqeshjen tifozëve dhe t’i jap kampionatit një ngjyrim tjetër. Megjithëse mund të kishin thelluar edhe më tej ndeshjet pa humbje, sërish Liverpool ishte larg rekordit europian.
Deri më sot lista e klubeve për numër ndeshjesh pa humbje kryesohet nga Milani i viteve 1991-1993. Një periudhë historike për kuqezinjtë të cilët pushtuan çdo kompeticion europian. Plot 58 ndeshje numeron Milani pa humbje në ato vite. Pas tyre pozicionohet Bayern me 54 ndeshje përgjatë viteve 2012-2014. Podiumi mbyllet me Arsenalin e viteve 2003-2004 dhe Juventusit të sezonit 2011-2012 me 49 ndeshje secila pa humbje. Në këtë renditje me 11 skuadra, Liverpool pozicionohet në vendin e gjatë, 14 ndeshje larg vendit të parë./Sport Ekspres/