Prej disa ditësh tematika kryesore në Shqipëri vazhdon të jetë çështja e prishjes së Teatrit. Mënyra sesi u shemb historia në mes të Tiranës, ka sjellë edhe revolta të mëdha në vendin tonë.
Ndërkohë që ftuar në emisionin “Opinion” ka qenë edhe nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Arbian Mazniku. Ky i fundit ka sjellë një shembull për të mbrojtur prishjen e Teatrit, duke treguar se moderniteti dhe kushtet e mira do të sjellin përmirësime.
“U provua që Air Albania është ndërtuar dhe po funksionon në mënyrë ekselente. Pra nëse më parë shkonin pak tifozë, tani për një Tirana-Partizani shkojnë rreth 22.000 tifozë. Më përpara shkonin nga 3000 tifozë. Atje shkojnë djemë, fëmijë, gra dhe vajza. Shkojnë në këmbë dhe lëvizin në këmbë”, u shpreh Mazniku.
Gjithsesi ka ende për t’u diskutuar në këtë pjesë, pasi nga Teatri Kombëtar dhe pjesa e vjetër nuk është ruajtur asgjë, madje duke hedhur në tokë edhe fotografitë që përqafësonin shumçka për të kaluarën, si të mos kishin asnjë vlerë. /Sport Ekspres/