Shihej si zëvendësuesi ideal i Ansi Agollit te Shqipëria, Egnatia godet me lojtarin e Kombëtares në merkato

Egnatia ka bërë një goditje të madhe në merkato. Klubi nga Rrogozhina ka zyrtarizuar marrëveshjen me Hysen Memollan. Ky emër është i njohur për tifozët shqiptarë pasi lojtari në fjalë shihej si zëvendësuesi ideal i Ansi Agollit, së bashku me Naser Alijin. Tashmë Memolla ka zgjedhur që të jetë pjesë e Superiores.

“Hysen Memolla është prezantuar ditën e sotme në ambientet e klubit nga Presidenti i klubit z.Agim Demrozi dhe Kryetari i Bashkisë z. Edison Memolla. Më pas futbollisti është bashkuar me ekipin në stërvitje dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Skënderbeut”, shkruhet në reagimin e klubit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *