Shifrat e transferimeve, Qaka mes rekordmenëve në Rumani

Futbolli rumun ka siguruar të ardhura të rëndësishme nga transferimet e lojtarëve. Steaua e Bukureshtit (FCSB) ka arritur të shesë një lojtar deri në 9.5 milionë euro. Mbrojtësi Vlad Kirikesh kaloi te Totenhemi për shifrën e mësipërme në vitin 2013 dhe deri më tani rekordi i vendosur prej tij nuk është thyer.

“Telekomsport.ro” ka publikuar së fundmi transferimet më të shtrenjta për çdo klub të elitës së futbollit rumun dhe në sy bie edhe emri i Kamer Qakës. Mesfushori shtatshkurtër është pjesë e Poli Iashi, klub që në verë përfitoi nga FCSB plot 400 mijë euro.

Pak kohë aty dhe rikthim tek ish-ekipi. Qaka është shitja më e shtrenjtë e Poli Iashi. Klubi kryeqytetas i Rumanisë, sikurse është raportuar më parë nga mediat, i ka vendosur edhe një klauzolë të çmendur Qakës, që shkon në 20 milionë euro.

LOJTARËT QË KANË KUSHTUAR MË SHUMË PËR ÇDO KLUB TË ELITËS SË FUTBOLLIT RUMUN
14. HERMANSHTADTNuk ka shitur lojtarë
13. SEPSI OSKNuk ka shitur lojtarë
12. DANUBE KALARASI – 15 mijë Euro (Valentin Alexandru te Pandurii Targu Jiu  në vitin 2016)
11. FC VOLUNTARI – 250 mijë Euro (Hamed Kone te Dibba Fujairah  në vitin 2016)
10. POLI IASHI – 400 mijë euro (Kamera Qaka te FCSB  në vitin 2018)
9. KONKORDIA ÇAJNA – 500 mijë Euro (Adi Popa te FCSB  në vitin 2012)
8. FC BOTOSHANI – 1.4 milionë Euro (Olimpiu Morucan te FCSB në vitin 2018)
7. GAZ METAN – 1.5 milionë Euro (Alexandru Curtean te Poli Timishoara  në vitin 2009)
6. ASTRA – 2.04 milionë Euro (Denis Alibec te FCSB  në vitin 2017)
5. VITORUL KONSTANTA – 3 milionë Euro. (Tudor Baluta te Brajton  në vitin 2019)
4. DINAMO BUKURESHT  – 5.4 milionë Euro (Stefan Radu te Lazio  në vitin 2008)
3. CFR KLUZH – 6.5 milionë Euro (Alvaro Pereira te FC Porto 2009)
2. KRAIOVA – 8 milionë Euro (Alexandru Mitrita te Nju Jork Siti  në vitin 2019)
1. FCSB – 9.5 milionë (Vlad Chiriches te Totenhami në vitin 2013)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *