Shifra të turpshme me Poloninë dhe Sllovenia na lë me 0 pikë, Sulçe për vajzat e basketbollit: Më mirë të luajnë me njëra-tjetrën këtu…

Kombëtarja shqiptare e basketbollit për femra vazhdon të prodhojë rekorde të reja e të padëgjuara, por në aspektin negative. Nga humbje turpëruese me shifrat 125-19 në një tjetër të tillë me rezultatin 28-127. Këtë herë janë sllovenet ato që na japin goditjen e radhës.

Kombëtarja e vajzave na “nxin faqen” përsëri në basketboll, ku duket se nuk janë mjaftueshëm të përgatitura për të na përfaqësuar në arenat ndërkombëtare. Pjesa më e errët e ndeshjes së sotme ishte çereku i dytë, aty ku Shqipëria nuk mundi të shënonte asnjë pikë, duke i dhënë kundërshtareve epërsinë 0-34.

Ndërkohë teksa këto shifra u raportuan në emisionin “Ora Sport”, Altin Sulçe ka dhënë një mendim që të shpëtohet imazhi i Shqipërisë. “Kjo është e papranueshme. Më mirë që të luajnë me njëra-tjetrën këtu sesa të na turpërojnë andej”, u shpreh Sulçe. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *