Shifra e çuditshme/ Humbja në derbi peshon shumë, vetëm 50 bileta për të parë Partizanin

Sot luhet edhe java e 25 e Superiores, ku Partizani do të presë Teutën në “Selman Stërmasi”. Kryeqytetasit vijnë pas një fundjave aspak të bukur, teksa kanë humbur derbin ndaj rivalit të tyre të përjetshëm Tiranës. Por si për të mos mjaftuar vetëm humbja, më të vështirë e bëjnë edhe shifrat e takimit, që shënonin 5-1 për bardheblutë.

Kjo humbje e thellë duket se nuk a ndikuar vetëm në moralin e skuadrës, por edhe në atë të tifozëve. Këta të fundit në një farë mënyre e kanë braktisur ekipin e tyre të zemrës, pasi në ndeshjen e sotme do të kemi një stadium thuajse të boshatisur. Sipas asaj që raporton Alban Xhihani në “Supersport”, vetëm 50 bileta janë shitur deri pak minuta më parë. Gjithashtu klubi i Partizanit ka vënë në dispozicion 200 bileta falas, por që gjithsesi nuk sjellin një ndryshim të madh në numrin total të pjesëmarrësve. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online