Brajan Gruda? SHHHHH! Kjo është mënyra sesi reagoi Silvinjo kur u pyet në konferencën për shtyp për Brajan Grudën. Teksa i është përkëthyer pyetja e bërë në panel dhe Silvinjo po shënonte në letër emrin e Grudës, menjëherë i kërkoi pjestares së FSHF mes batutës që të qëndronte e heshtur dhe të mos fliste më shumë, për të mbajtur sekretin.
Thonë se shakaja është gjysma e së vërtetës dhe në këtë rast, është e tillë. Silvinjo e tregoi qartë nën rreshta se ka kontaktuar sërish së fundmi me Brajan Grudën dhe se ky i fundit mund t’i bashkohet Shqipërisë në të ardhmen. Trajneri i Kombëtares u shpreh se për këtë rast është duke u bërë një punë e bukur, por nga ana tjetër tërhoqi vëmendje duke kujtuar se është edhe Gjermania në lojë dhe për këtë arsye nuk mund të zbulohen më shumë detaje rreth rastit në fjalë.
“Detyra jonë është që të mbledhim talentet dhe shumica e shqiptarëve janë jashtë territorit zyrtar të Shqipërisë. Shumë lojtarë kanë nacionalitet të dyfishtë, është e vështirë, nuk është është për ta mbajtur sekret, por ne punojmë me profesionalizëm pasi lojtari ka dy shtetësi. Nuk mund të them se çfarë po bëjmë saktësisht, por është një punë shumë e bukur që po bëhet dhe shpresoj të bëjmë afrime sa më të mëdha”, tha Silvinjo.
Kjo tregon se kontaktet po vazhdojnë dhe se situata po kthen në aspektin pozitiv, ndoshta edhe një ftesë i ka mbërritur Grudës për ndeshjet e shtatorit, por është ende herët për ta pranuar atë. Ky futbollist kërkon Gjermaninë, por pancerat e lanë sërish jashtë vëmendjes dhe nuk i dërguan ftesë as për takimet e fundit. Së fundmi Brajani ka kaluar te Brighton në Premier League dhe nëse merr fund kalimi i tij te Shqiëpria, do të ishte padyshim një goditje e madhe. /Sport Ekspres/