Ernest Muçi duket se po kalon gjendjen e vështirë psikologjike te Beshiktashi. Pas një fund sezoni mbreslënës, Muçi humbi shumë nga besimi te vetja pasi u la jashtë planeve të Silvinjos në Gjermani.
Në Turqi nuk kishte shumë kohë për të marrë veten, Rafa Silva ishte në super formë dhe e la Muçin në hije.
Por goli i fundit i shënuar duket se e ka ndryshuar shqiptarin. Mediat turke raportojnë se gjendja psikologjike e Mucit ka ndryshuar pas golit dhe kjo duket qartë në stërvitje. Lojtari është në humor të mirë dhe ka kthyer besimin te vetja. Gjithashtu është shfaqur një fotografi nga stërvitja ku Muci shihet duke përqafuar Imobilen. /Sport Ekspres/