“Shevçenko, të ka mbaruar benzina”! Batuta e Dallkut, tregon edhe ironinë e Ibrës: Qenke shumë dobët, merru pak me fitnes

Armend Dallku ishte pjesë e podcast-it të zhvilluar nga “Telegrafi”, ku ka rrëfyer disa ngjarje interesante nga karriera e tij. Ish-lojtari shqiptar ka treguar dy episode të tij me Ibrahimoviçin dhe me Shevçenkon, dy nga yjet e mëdhenj të futbollit botëror.

“Ishte një moment kur Curri e goditi Ibrën dhe ra në tokë. Ibra e sheh Currin, sepse ka qenë shumë mirë fizikisht, dhe i thotë: ‘Qenke dobët’. Unë ndërhyj për të qetësuar situatën dhe më thotë: ‘Thuaji këtij të shkojë për pak fitnes se qenka shumë dobët’. Ishte arrogant.

Në përfundim të karrierës, Shevçenko ka luajtur me Dinamon e Kievos. Në fund të lojës gjajti një top të avashtë që mezi shkoi te portieri jonë. “Sheva, të ka mbaruar benzina”, i thashë. Më dha dorën dhe më tha: ‘Bravo të qoftë! Më ka mbaruar benzina’”, ka rrëfyer Armend Dallkun./Halit Delibashi-Sport Ekspres/