Pas Shqipërisë U-19, sot ka humbur edhe Shqipëria U-21 dhe kuadri kompletohet, sepse në pak ditë kemi marrë shuplaka të forta në çdo nivel në kombëtare.
Shqipëria U-21 u mund sot 4-1 në Zhilina nga Sllovakia, në një ndeshje që sllovakët e dominuan totalisht.
Sfidë pa histori, vetëm Manaj e ngjalli pak kur shkurtoi në minutën e 63-të me një gol të bukur me gjuajtje nga distanca, ndërsa 2 gola në çdo pjesë flasin qartë për diferencat në fushë.
OK, munguan Çekiçi, Bare, Ramadani e Abazaj, ky është një justifikim për Alban Bushin, që gjithsesi nuk mund të vazhdojë pa fund me historinë “kjo skuadër luan shkëlqyeshëm, por nuk e di pse na ikin pikët”.
Futboll pa lidhje ,bloze…