Sherr, grushta dhe gjak në stërvitjen e Arsenalit, futbollisti spanjol thyen heshtjen

Atmosfera në kampin e Arsenalit nuk paraqitet aspak e qetë. Media britanike, “The Athletic“, raportoi për një sherr që ka zënë vend të premten e shkuar gjatë seancës stërvitore të “topç injve“. Një ndërhyrje e ashpër nga Dani Sebajos ka mjaftuar që më pas të nisë një konfrontim fizik mes tij dhe brazilianit David Luiz.

Mbrojtësi i Arsenalit ka goditur me grusht shokun e tij të shkuadrës, duke i shkaktuar gërvishtje në hundë dhe gjakderdhje. Sipas “The Athletic“, të dy lojtarët kanë bërë paqe në stërvitjen e së martës, ku kanë kërkuar falje dhe kanë larguar negativitetin nga fryma e skuadrës.

Megjithatë ky lajm është hedhur poshtë nga vetë njëri prej protagonistëve. Është pikërisht spanjolli Sebajos ai i cili ka thyer heshtjen dhe ka mohuar ngjarjen nëpërmjet llogarisë së tij zyrtare në “Tëitter“. Futbollisti i ekipit londinez ka shpërndarë lajmin e medias britanike dhe e ka shoqëruar me fjalën “e rremë“, duke treguar kështu se nuk ka marrë një goditje nga David Luiz./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *