Sokol Cikalleshi, sinonim i golit në këtë moment për Osmanlisporin në Turqi, sinonim i shpresës për mbijetesë në Superligën turke.
Pas dy golave të shënuar javën e shkuar në Gëztepe, duke e nisur nga stoli, sulmuesi i kombëtares shqiptare e nisi titullar sot në sfidën delikate sërish në transfertë, ndaj Sivasporit.
Günayd?n Osmanl?spor Ailesi.#MaçGünü pic.twitter.com/76tw35CZNN
— Osmanl?spor FK (@OSMANLISPOR_FK) February 17, 2018
Vendasit shënuan në pjesën e parë me brazilianin e famshëm Robinjo.
Megjithatë, në minutën e 62-të Cikalleshi gjeti hapësirë në zonë dhe përfitoi nga vendosja e gabuar e mbrojtësit që e mbulonte, duke goditur me kokë dhe duke shënuar golin e barazimit të përkohshëm. Goli i pestë në kampionat për Cikalleshin, por edhe i pesti në vitin 2018, sepse ka shënuar dy gola ndaj Beshiktashit në janar.
Më pas Osmanlispori shënoi me 11-metërsh, por Sivaspori i frikshëm në fushën e vet shënoi dy gola në fundin e takimit, një prej të cilëve Robinjo.