Kastrioti është “uragan”, pleqtë e Turbinës bëhen me motor Ferrari

Kastrioti është praktikisht në Superiore. Skuadra krutane triumfoi edhe sot në Lezhë dhe tashmë festa mund të fillojë, edhe pse ende matematika nuk lejon një gjë të tillë.

Egnatia u mund në Shijak 2-0 dhe tashmë Kastrioti është 15 pikë përpara në renditje, ose 8 pikë në play-off, distancë e pamundur për t’u rikuperuar.

Tani e tutje në grupin A lufta është për vendin e pestë, sepse janë të gjithë në garë, pas rezultateve të sotme.

Besëlidhja e Dinamo janë në fije të perit, Korabi realizoi sot një fitore të madhe ndaj Dinamos dhe është afruar bujshëm, ndërsa Burreli është duke marshuar, sepse mundi Tërbunin në Shkodër dhe tashmë është Besa ajo që zbret në vendin e fundit, sepse Vllaznia B i mori një pikë të artë në Kavajë.

Në grupin B Bylis-Tirana luhet nesër, ndaj vëmendja sot ishte te fundi i tabelës. Turbina u fëlliq në Fier të hënën e shkuar dhe presidenti tha se skuadra e tij aq takat ka, sepse është e mbushur me pleq që nuk kanë fuqi. Krejt papritur, pleqtë i futën të pestin dhe sot mundën 4-0 Shënkollin! Misteret e njerëzimit.

Në fund mbetet Naftëtari, që u mund edhe sot në shtëpi dhe duket se është dorëzuar.

KATEGORIA E PARË

GRUPI A

Tërbuni – Burreli          1-2

Shënues: Gjini 11′ / Dervishi 17′, Peçi 74′

Erzeni – Egnatia           2-0

Shënues: Xhixhiua 17′ pen., Lala 62′

Besa – Vllaznia B          0-0

Besëlidhja – Kastrioti   0-2

Shënues: Kabiru 2′, Mulaj 80′

Dinamo – Korabi        0-1

Shënues: Hysi 89′

GRUPI B

Tomori – Apolonia           0-1

Shënues: Andoni 88′

Turbina – Shënkolli          4-0

Shënues: Ejo 8′, Sallaku 40′, 48′, Çota 73′

Shkumbini – Iliria            0-1

Shënues: Doçi 83′

Naftëtari – Pogradeci       1-2

Shënues: Ardian Gega 23′ / Albi Çekiçi 39′, Pere 90’+2

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online