Shënoi pas 6 sekondash dhe vendosi rekord, Leao acaron lojtarin e Sasuolos: Nuk pësohet gol si ky në Serie A

Rafael Leao shënoi golin më të shpejtë në histori për vetëm 6.2 sekonda. Ky fakt i ka irrituar shumë lojtarët e Sasuolos, të cilët e patën të pamundur të gjenin ritmin në fushën e lojës, duke pësuar kështu dhe golin e dytë. Pavarësisht se ngushtuan diferencën në minutën 90, Sasuolo doli pa pikë nga kjo përballje. Autori i golit të vetëm për këtë skuadër ishte Berardi, i cili u shpreh mjaft i frustruar me pësimin e një goli të tillë, duke theksuar se vendosi fatin e ndeshjes.

“Fillimi i një ndeshje duke pësuar një gol pas 7 sekondash është absurd! Nuk kishte vëmendje në atë rast. Në Serie A nuk mund të pësosh një gol si ky. Na vjen keq sepse duke i dhënë një gol të tillë Milanit, ia lehtësuam dhe sepse pastaj bëhet e vështirë. Mënyra se si ndodhi tregon se mund të kishim bërë më shumë. Në pjesën e parë nuk ishim Sassuolo i vërtetë. Në pjesën e dytë luftuam dhe e kthyem mbrapa Milanin, por ne e dimë se është e vështirë të shënosh ndaj një ekipi të shkëlqyeshëm”.- u shpreh i acaruar lojtari i Sasuolos./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *