Shënoi golin e vetëm kur ishin 0-3, shoku i Edgar Çanit sjell festën e madhe te San Marino

San Marino ka humbur në përballjen me Kazakistanin në shifrat 1-3. Padyshim një nga Kombëtaret më të dobëta në botë dhe jo më kot e mban vendin e 209 në FIFA. Në këto kualifikuese e kanë mbyllur me 0 pikë dhe me golavarazhin 1:46. Por pikërisht te ky goli i vetëm duhet të ndalemi.

Filipo Berardi do të ngushtonte shifrat në 1-3 në minutën e 77 dhe papritur një festë e madhe erdhi te San Marino. Pavarësisht humbjes së pastër që po merrnin nga Kazakistani, ky ishte një gol që i shërben historisë.

Kjo pasi San Marino nuk kishte arritur të shënonte që prej 6 vitesh më parë, duke mos u mësuar me tundjen e rrjetës kundërshtare nga ana e tyre. Këtë e bëri të mundur futbollisti i Vibonese, në Serinë C, atje ku shok skuadre me të është edhe Edgar Çani. /Sport Ekspres/