Shënoi golin e sezonit në Angli dhe festoi si Ronaldo, Ferdinandi zbulon: Ai më tha që Mesi i hoqi “follow”-n në “Instagram”

Garnaço shënoi një gol spektakolare në fitoren 0-3 kundër Evertonit. Roveshata e tij është padyshim kandidatura kryesore për të fituar çmimin goli më i bukur i sezonit në Ligën Premier. Pas shënimit të golit, Garnaço festoi si Kristiano Ronaldo, të cilin e ka idhullin e tij. Rio Ferdinandi ka zbuluar se vetë argjentinasi i ka thënë se Leo Mesi ka vendosur të mos e ndjekë më në “Instagram” për shkak të faktit që ai është një tifoz i Ronaldos.

“Miku im (Garnaço) më tha se Mesi nuk e ndjek më në ‘Instagram’. Sepse ai del hapur, nuk i intereson, thotë: ‘Jam tifoz i Ronaldos. Kush është më i miri i të gjitha kohërave? Ronaldo’, kur ishte në skuadrën e Argjentinës”, ka thënë Rio Ferdinandi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *