E FUNDIT/ Dortmundi mposht Milanin dhe e dërgon me një këmbë jashtë Champions-it, Newcastle i jep PSG-së ethet e eliminimit

Çudia e madhe ka ndodhur në Grupin F të Champions League-s. Kur jemi vetëm një ndeshje larg përfundimit të fazës së grupeve, Milani dhe PSG-ja e gjejnë veten me një këmbë jashtë kompeticionit më të rëndësishëm për klube. Kuqezinjtë janë mposhtur sot në “San Siro” nga Borussia Dortmundi. Këta të fundit fituan me shifrat 1-3, ku vendosën golat e Reus (me penallti në minutën e 10), Bynoe-Gittens (59’) dhe Adeyem-it (69’). Në krahun e vendasve ishte Chukwueze ai që shënoi golin e vetëm në minutën e 37.

Një mbrëmje e vështirë ishte edhe për PSG-në. Këta të fundit kanë provuar “ethet” e eliminimit nga Newcastle. Anglezët shkundën rrjetën në minutën e 24-t me Isak-un dhe ruajtën epërsinë deri në minutën e 98. PSG-ja dominoi tërësisht lojën, por golin e vetëm e gjeti vetëm në minutën e 98, kur Kilian Mbappe shndërroi me sukses në gol një penallti. Një pikë e vyer për PSG-në, që e lë në vendin e dytë në renditje, megjithëse ende pa siguruar kualifikimin më tej. Ndërkohë në vendin e fundit në grup gjendet Milani, i cili do të luajë gjithçka për gjithçka në ndeshjen e fundit në fazën e grupeve të Champions League-s./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online