Futbollisti i Barcelonës, Pedri bëri bujë në rrjete sociale, kur pas ndeshjes me Fenercvarosin (ekipi ku luan lojtari i kombëtares së Shqipërisë, Uzuni), u detyrua të kthehej në shtëpi me taksi, pasi nuk ka mbushur moshën 18 vjeç për të patentën. Duke qenë se është vetëm 17 vjeç, ai nuk mund të ketë një leje drejtimi. Megjithatë pas debutimit me Barcelonën A, duket se ka një përfitim për këtë djalosh.
Skuadra ka vendosur t’i sigurojë një shofer personal për ndeshjet e tjera që do të luhen në Barcelonë, pasi në ndeshjet jashtë do të udhëtojë me autobuzin ose avionin e skuadrës. Kështu Pedri do t’i japë fund marjes së taksisë për tu rikthyer në shtëpi.
Barcelona është një skuadër ku ka përherë vend për të rinjtë, teksa në këtë skuadër luan dhe i riu Ansu Fati, i cili po kalon një moment të shkëlqyer. Gjithashtu sipas historisë mund të përmendim dhe emrat e Iniestës e Mesit, të cilët gjithashtu kanë dalë nga akademia e Barcelonës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/