Otto John ka rigjetur formën e mirë në Kosovë. Sulmuesi nigerian kalo një periudhë negative te Skënderbeu, por me kalimin në radhët e Prishtinës nisi të gjente sërish rrugën e rrjetës. Ish-futbollisti i bardhekuqve ka shënuar plot 21 gola përgjatë vitit 2020 në Kosovë, i dyti pas Mirlind Dakut. Megjithatë në ceremoninë “Laureatët e vitit”, emri i tij nuk gjendej në formacionin më të mirë për vitin 2020.
Por kjo nuk i bën përshtypje John-it, i cili për mediat në Kosovë shprehet se e njëjta situatë i ka ndodhur edhe përpara disa viteve, kur mbante veshur fanellën e Trepçës ’89, ekip ku ka spikatur me golat e tij.
“Nuk më bën përshtypje fare që nuk jam shpërblyer. Kjo më kishte ndodhur edhe para disa vitesh kur isha te Trepça ’89. Synimi im është të punoj dhe ta ndihmoj Prishtinën që të fitojë trofe”, ka thënë Otto John./Halit Delibashi-Sport Ekspres/