“Rekordi i Egbosë do shumë vite të thyhet“, Halili: Kemi oferta të mira për Muçin, ja blerjet në merkato

Tirana ka hyrë në një fazë rindërtimi një sezon pasi u shpall kampione. Ndryshimet në staf dhe në krye të pankinës i kanë shoqëruar bardhëblutë në fazën e parë të Superiores. I ftuar në një intervistë me gazetaren Enxhi Biba në “Sport News” në “News 24”, Refik Halili ka analizuar ekipin që ai drejton. Presidenti i kryeqytetasve është i pakënaqur me rezultatet e marra deri më tani, megjithëse i justifikon me faktin e ndryshimeve që janë bërë në ekip.

Gjithashtu Halili ka zbuluar edhe planet e merkatos, ku njofton se do ketë 3 afrime të reja, ku përfshihet edhe Ferhan Hasani. Sa i përket ofertave për talented bardheblu, presidenti i Tiranës shprehet se klubi është duke vlerësuar të gjitha propozimet që kanë në tavolinë.

Rezultatet e fillimit të kampionatit

“Fillimi i kampionatit, dihet që klubi jonë kërkesat i ka edhe më të mëdha. Tifozeria pret që nga ky klub të dalin vetëm fitore dhe vetëm trofe. Rezultatet na detyruan që ne të bëjmë dhe një ndryshim në staf. Rekordin që ka bërë Egboja, do të duhet shumë vite të thyhet dhe ta bëjë dikush tjetër. Kjo nuk ka qenë fat, por një mirëorganizim i gjithë klubit dhe ndihma e Zotit. Unë kam besim që me stafin e Dedes skuadra do eci para. Por për të ecur para do të duhet ndoshta edhe një ndërhyrje në merkato. Ne po punojmë për këtë gjë. Nuk është e lehtë, por shumë e vështirë që në janar të gjesh futbollistë të konfirmuar”.

Bojkoti

“Për sa i përket bojkotit unë them që ia ka vlejtur dhe kam besim që gjërat do ndryshojnë për mirë për sa i përket premtimeve dhe kërkesave që kemi bërë. Ne duhet të vazhdojmë ta ngacmojmë gjithmonë këtë gjë, sepse kjo është në të mirë të gjithë sportit, jo vetëm në të mirë të Federatës apo të ndonjë klubi. Shpresojmë që të ecim para. Kostoja është pak e rëndë, sepse nuk kemi pasur asnjë lloj të ardhure apo reklame. Është vetëm e drejta televizive që marrim të gjithë nga fondi i caktuar, i cili është i pakët. Në muajin janar do fillojmë të bëjmë kërkesa që të ketë një numër të kufizuar tifozësh. Edhe për të na ndihmuar ne, edhe për të ndihmuar skuadrën, por edhe për të gjallëruar pak këtë situatë”.

Në fakt gjërat që nisen për mirë, gjatë rrugës edhe dështojnë. Këto kanë ndodhur në klube shumë të mëdha. Unë personalisht jam shumë i kënaqur për gjendjen që ne kemi. Pavarësisht rezultateve, ku pritshmëria ka qenë shumë e madhe nga ana jonë, shpresoj që në të ardhmen pa bërë shumë zhurma duke u konsultuar me stafin të shfaqim dëshirën për të pasur 2-3 futbollistë. Kemi filluar dhe do vazhdojmë të këmbëngulim për këta futbollistë.

Ferhan Hasani

“Personalisht për futbollistin që thatë ju është e vërtetë që kemi kontaktuar dhe biseduar me menaxherin e tij. Ai është lojtar i lirë dhe ndoshta do ta marri në konsideratë këtë ofertë që kemi bërë ne. Nuk flasim kurrë me futbollistë që janë në kontratë. Kështu që konkrete kemi këtë bisedim që ju thashë dhe shpresoj që shumë shpejt të kemi edhe një futbollist që luan në qendër të mbrojtjes. Pothuajse jemi afër përfundimit me marrëveshjen. Është një futbollist i huaj, për ta shuajtur edhe kuriozitetin e të gjithëve”.

Asani dhe Melo

“Janë futbollistë në kontratë. Shqipëria është e vogël, nëse futbollistët bisedojnë me njëri-tjetrin dhe dikush thotë kam dëshirë të largohem, kjo mund të ndodhë edhe te ne. Ne nuk i ndalojmë dot të flasin. Si klub, zyrtar dhe çdo drejtues nuk ka asnjë bisedë me këtë futbollistë, asnjë lloj takimi“.

Ofertat për Muçin, Çelhakën dhe Ismajlgecin

“Jam shumë i gëzuar që këta futbollistë nuk quhen më të rinj, por me eksperiencë te klubi jonë. Ka shumë kërkesa për Muçin, oferta të sakta dhe shumë të mira. Por ne do shikojmë interesat e klubit tonë. Pika kryesore është klubi dhe futbollisti. Për Muçin, Çelhakën, Ismajlgecin e për dikë tjetër kemi propozime. Do shikojmë, do mendojmë, por nuk do bëjmë kurrë dëmtim të klubit. Është Tirana mbi të gjitha pastaj vijnë të tjerët”.

Faza e parë

“Në fazën e parë jemi të dështuar, sepse nuk kemi marrë as 50% të pikëve. Këtë gjë e lë edhe te pjesa e zëvendësimit të trajnerit, pandemisë, ngarkesës dhe dëmtimeve, dy largimeve që janë bërë. Largimi i Ngosë, Kobinës dhe Dokës na ka dëmtuar nga ana sportive, por nuk është se i kemi larguar me dhunë. Jam optimist nga stafi, nga Osmani dhe jam i bindur që brenda datës 10 do kemi prurje të reja. Do jemi shumë të kujdesshëm të marrim futbollistë të mirëkonfirmuar dhe që luajnë mirë futboll”, ka deklaruar Refik Halili./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online