Shënkolli siguron mbijetesën, Korabi fiton sfidën e tensionuar

0

Nëse në garën për ngjitje në Superiore gjithçka është e qartë, në play-out vetëm një gjë është qartësuar që sot: Shënkolli siguron para kohe mbijetesën, sepse me fitoren 1-0 sot ndaj Shkumbinit ka shkuar 10 pikë mbi vendin e parafundit në grup dhe gjithçka ka marrë fund.

Më poshtë betejë, sepse Iliria u ndal në shtëpi nga Naftëtari dhe nuk është e qetë, ndërsa kuçovarët me barazimin pa gola të marrë në Fushë-Krujë shkojnë 3 pikë larg Turbinës, duke nisur të shpresojnë te mbijetesa.

Në grupin A ka ekuilibër të paparë: Korabi hodhi një hap gjigant sot, duke fituar 1-0 ndaj Vllaznisë B në një ndeshje me shumë tension e akuza, ndaj tashmë dibranët shkojnë në kuotën e 15 pikëve, aq sa Besa. Skuadra kavajase vuajti pa fund sot në shtëpi, duke barazuar 2-2 me Burrelin, në një sfidë që e pa Burrelin në avantazh deri afër mbylljes së takimit. Renditja sheh Besën e Korabin me 15 pikë, Burrelin me 14 dhe Vllazninë B e Tërbunin me 10.

PLAY-OUT

GRUPI A

14:00 Korabi – Vllaznia B         1-0 (D. Taku 20′)

14:00 Besa – Burreli                2-2 (Oshafi 25′, Bakalli 86′ / Levendi 13′, Ibrahimllari 45′)

GRUPI B

14:00 Iliria – Naftëtari            0-0

14:00 Shënkolli – Shkumbini    1-0 (Gega 7′)

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.