Shembulli nga babai i Mitaj/ Plani djallëzor nga Greqia, kërkon t’ia “rrëmbejnë” mbrojtësin Shqipërisë

Gara mes Shqipërisë dhe Greqisë sa i përket futbollistëve është rikthyer në vëmendje. Këtë herë bëhet fjalë për përsëritjen e historisë, teksa helenët kërkojnë me çdo kusht Mario Mitajn. Futbollisti 18-vjeçar ka thyer rekorde me AEK gjatë këtij sezoni sa i përket paraqitjeve të tij si lojtari më i ri që ka debutuar në Europë me fanellën e skuadrës greke.

Por e gjithë kjo hapësirë dhe njëkohësisht vëmendje e madhe nga ana e skuadrës greke rezulton edhe si një joshje për të ndërruar Kombëtaren. Përpos aftësive të djaloshit që njihen më së miri, AEK-u nuk e ka lejuar Mitajn që të grumbullohet me Shqipërinë U-21 pas ftesës së mbërritur nga Bushi.

Nga ana tjetër në mediat greke raportohet se helenët vazhdojnë që ta kërkojnë mbrojtësin e ri në gjirin e tyre. Problemi kryesor për ta mbetet babai që deri në këto momente ka marrë vendime që tregojnë besnikërinë e përjetshëm ndaj origjinës. Ajo që vlen për t’u theksuar është se para disa kohësh Mitaj do të largohej nga AEK për të shkuar në akademitë spanjolle pas presionit të madh për të përfaqësuar Greqinë. Skuadra greke do të dorëzohej për ta rikthyer sërish, madje duke i dhënë edhe fanellën e ekipit të parë, por diskutimi i vjetër ka dalë sërish në skenë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *