Shembulli/ Igli Tare me zemër të madhe bën jehonë edhe në Itali, dhurata për ekipin shqiptar

Nga Klaudio Ndreca

Në momentin ku orari dhe intestiteti i punës është shtuar për shkakun e merkatos që kërkohet te Lacio, gjendet gjithmonë koha për vendlindjen. Igli Tare ka bërë jehonë në mediat italiane për shkak të gjestit të fundit. Drejtori sportiv i ekipit të Serisë A ka bërë një dhuratë për vendlindjen e tij ndërsa jemi në prag të Krishtlindjeve, duke u cilësuar si njeriu me zemër të madhe.

Kështu Tare ka dërguar bazë materiale për Tepelenën, duke e furnizuar me fanella, çanta dhe topa, për ta pasuruar më tepër bazën e tyre materiale. Një shembull që duhet të ndiqet edhe nga figura të tjera të njohura të Kombëtares që do të ndihmonin së tepërmi ekipet shqiptare që luajnë në nivele më të ulëta.

Një tjetër gjest që tregon se Tare e mban gjithmonë lidhjen e ngushtë me Shqipërinë, pavarësisht se është shkëputur prej vitesh për të jetuar dhe punuar në një shtet tjetër. Klubi i Tepelenës e ka falënderuar drejtorin sportiv të Lacios për këtë gjest dhe ka njoftuar se dhuratat janë shpërndarë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online