Cristiano Ronaldo shpesh quhet një njeri mendjemadh, i stolisur me arrogancë dhe vrazhdësi, por shpesh histori të tilla marrin mohime të ndryshme.
Këtë herë Ronaldon e ka prezantuar në më të mirën e tij, sipas versionit të kuzhinierit të famshëm nga Torino, David Fiore, pronar i restorantit Casa Fiore.
Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez mbërritën në restorantin e Torinos më herët se sa kishin rezervuar dhe duke qenë se nuk kishte tavolinë të lirë, u duhej të prisnin pak.
Edhe pse yjet si Ronaldo nuk janë në gjendje të vijnë në një restorant dhe të presin një vend, lojtari i atëhershëm i Juventusit ka qëndruar në cep të restorantit me familjen e tij pa u ankuar për të pritur që dikush të largohet.
“Klientët mbetën pa fjalë. Askush nuk foli. Dhe mbi të gjitha, askush nuk donte që ai të largohej. Ata ishin të magjepsur nga Ronaldo. I kërkova Cristianos të ulej në tryezën e urgjencës, por koha po mbaronte dhe askush nga restoranti nuk u ngrit të largohet”, tha David Fiore për Tuttosport, duke shtuar:
“Cristiano nuk bëri gjeste, as Georgina dhe as djali i tij. Kuptova që Ronaldo, pavarësisht se është një yll botëror dhe futbollisti më i mirë në botë, është mbi të gjitha një djalë i mirë. Mund t’ju siguroj, kam parë njerëz shumë më pak të famshëm se ai që largohen pas pesë minutash, me shumë arrogancë, në situata të ngjashme. Priti në atë tavolinë rreth 40 minuta”, tha David Fiore. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/