“Shehi po bën mbledhje për të qetësuar lojtarët”, Vangjeli: U nervozuan nga gjykimi i Allës, forca e grupit vlen më shumë se golat e Seferit

Tirana ka dalë blof për herë të tretë me festën e titullit kampion. Pas dy humbjeve, këtë herë bardheblutë nuk ia dalin që të fitojnë me Teutën në kryeqytet. Ndeshja ka përfunduar me shifrat 1-1, teksa Limaj shënoi i pari dhe u mendua se sot do të mbyllej matematikisht historia e vendit të parë. Por Plaku barazoi në minutën e 74 me kokë pas krosimit të saktë të Emiljano Vilës.

Vërtet për t’u përgëzuar Teuta e Arapit që krijoi raste të shumta në sulm, por në disa herë Bekaj dhe në të tjera konkretizimi i pasaktë, bëri që ekipi të dalë me vetëm një pikë nga kjo transfertë që mund të merrej më shumë. Emiljano Vila shpërdoroi edhe një rast të artë nga vetëm pesë metra larg portës. Ndërkohë Laçi po arrin në rrugën e fitores dhe këtë herë mundën Egnatian me shifrat 0-2 falë dopietës së Guindo.

Për t’u përmendur është vepra e Skënderbeut. Të gjithë e llogarisin të rënë në Kategorinë e Parë dhe të dalë jashtë loje, por korçarët jo vetëm që nuk kanë ndërmend të braktisin para kohe kampionatin, por po tregohen kockë e fortë. Skuadra e Gegës ka mundur ekipin më në formë të Superiores, Kastriotin, që kishte 7 fitore radhazi. Korçarët fituan me shifrat 2-0 falë golave të Mensah dhe Pusi. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Supersport”:

Vangjeli (Tirana): “Trajneri ka një takim me lojtarët për ti qetësuar. Për shkak të situatës së krijuar me arbitrat. Duke parë cilësinë e arbitrimit sot, besoj se i ka nervozuar pak a shumë gjykimi i kryesorit Alla. Nuk duhet ta tolerojmë si klub. Ekipi i Tiranës është i madh dhe nuk duhet të merret asnjëherë me arbitrat. Besoj se kjo na ka nxjerrë pak nga vetja jonë. Ekipi i Tiranës hyn gjithmonë për titullin kampion. E ka treguar gjatë gjithë vitit që është ekip me vlera. 10 pikë është një diferencë e madhe me ekipet e tjera. Dhuratë nga Laçi? Ne nuk shikojmë asnjë kundërshtar, shikojmë ekipin tonë. Nuk besoj se e kemi treguar këtë gjë. Ekipi po luan që Seferi të shpallet golashënues? Ne sigurisht që duan që Seferi të dali golashënuesi, por forca e grupit vlen më shumë se sa golat e Taulantit. Shpresoj që ndeshjet e tjera të dali para portës dhe të shënojë. Sigurisht, më vjen mirë që gjithë ekipet tregojnë maksimumin, si Kastrioti dhe Teuta sot. Është rastësi që në kalendar është Partizani. Shpresoj të marrim tre pikët në derbi dhe të shpallemi matematikisht kampion“.

Gega (Skënderbeu): “Unë tani e mora vesh rezultain e Tiranës. Nuk mendoja që ka pasur një plan. Shkëputja prej kohësh e Tiranës ka bërë që të ulet marshi. Për koeçidencë ka mbetur të vendoset në ndeshjen me Partizanin. Që në momentin e parë që kam ardhur te Skënderbeu opinioni sportiv e ka parë të vështirë. Dhe me të drejtë, sespe Kastrioti dhe Egnatia bënë një hap të madh. Edhe unë vetë nuk isha përgatitur për këtë. Kam qenë i kënaqur me performancat, gjithmonë duke ditur sa ka qenë mundësia jonë. Kam insistuar, dhe ndoshta ka qenë gjëja më e lodhshme për mua, që ti motivoj dhe ti shtyj të bëjmë fair play. Unë erdha te Skënderbeu vetëm për këtë moment të vështirë. Siç e thashë, erdha me dëshirë. Doja të kontribuoja që ky qytet dhe ky klub të mbijetojë, por gjërat u rrokullisën. Edhe unë kam projekte. Kam hapur një akademi, duhet të jem në fokus për investimin që kam bërë. Por është një profesion që unë nuk kam asnjë kompleks të trajnoj në çdo lloj kategorie”.

Ramadani (Egnatia): “Ne krijuam raste, Laçi shënoi golin. Kemi harxhuar shumë energji dhe në fund të shpërdorosh shumë raste është mëkat. Te goli i parë naiviteti jonë na kushton shumë. Një gjest naiv nuk do ta kishte bërë. Nuk respektohet në atë mënyrë fair play. Dy gjuajtje në portë, dy gola Laçi. Kjo tregon që eksperienca është në anën e tyre”.

Arapi (Teuta): “E rëndësishme është që kemi bërë një paraqitje të mirë kundër një ekipi që do shpalet kampion. Normalisht ne kërkonim të shkëputeshim sa më shumë nga ndjekësi më i afërt. Por një fitore sot mund të na conte në lu.ftën për Europë, që është vendi i katërt. Pavarësisht se kishim dy rivalë, jo një”.

Duro: “Ishte një fitore e rëndësishme pasi tani kemi bërë hap të sigurt për vendin e dytë. Kishim disa momente në pjesën e parë për të shënuar. Egnatia ishte e kujdesshme dhe në të dytën u futëm me një ritëm tjetër. Shpresoj që me këtë fitore të jetë gëzuar ai trajneri i Dinamos se ju hap një shpresë për Superligën. Mazrekaj ka edhe një vit kontratë dhe sa të jem unë nuk ikën nga Laçi”./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *