Shehi fenomenal, Skënderbeu  i falet kapitenit për fitoren ndaj Laçit

Orges Shehi bën gabim që mendon për lënien nga futbolli, duke parë si po paraqitet edhe në sezonin e ri. Kapiteni korçar është fenomenal, nuk ka përkufizim tjetër, sepse nëse arrin të luajë në nivele të larta edhe tani, por shton edhe pritjen e penalltive, atëherë Skënderbeu do ketë një hall të madh për ta zëvendësuar dhe bën mirë ta “prangosë” në Korçë.

Sot Skënderbeu mundi 2-1 Laçin në Korçë, në një ndeshje të lehtë në letër, por që u kthye në makth nga paraqitja e shkëlqyer e Laçit, që nuk u dorëzua kurrë.

Shënoi një autogol Ademir, një “ish”, i pafat, por pas pjesës së parë Laçi bëri lëvizjet e duhura dhe Regi Lushkja bëri çorap Skënderbeun, duke shënuar golin e barazimit. Jashanica u fut dhe shënoi golin e dytë për Skënderbeun, por shkaktoi edhe penallti mbi Lushkjen.

Ishte minuta e 84-t: Ansi Nika, dy herë, nuk e mundi dot Orges Shehin, perfekt. Kapiteni mbajti në avantazh Skënderbeun dhe i dha 3 pikët, praktikisht. Korçarët në krye, me meritë.

Skënderbeu 2-1 Laçi

Shënues: Soza (autogol), Jashanica 75′ / Lushkja 58′

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Osmani (Jashanica 46′), Mici (Aliti 85′), Taku, Lilaj, Dita (Gripshi 69′), Muzaka, Xhejms, Soue. Trajner: Ilir Daja

Laçi: Selmani, Ademir, Qaqi (Kallaku 79′), Fangaj, Sefgjini, Nika (Xhixha 86′), Gjoni, Bardhi (Lushkja 46′), Jonuzi, Uzuni, Rexhinaldo. Trajner:Gentian Mezani

Kartonë të verdhë: Vangjeli 83′ / Sefgjini 77′

Gjyqtarë:Klodian Shahini, Rejdi Avdo, Herald Lisaku, Andi Koçi

Delegat: Petrit Haxhija; Vëzhgues: Kastriot Xhaferraj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online