Në orën 02:00 të mengjesit të ditës së nesërme, Brazili dhe Argjentina do të kërkojnë lavdinë duke synuar të fitojnë finalen e Kupës së Amerikës. Për ish-sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messi, ky mund të jetë shansi i tij fundit për të fituar një trofe me Argjentinën. Në karrierën e tij Messi ka humbur 3 finale me Kombëtaren, ku ajo që djeg më shumë është Kupa e Botës ndaj Gjermanisë.
Por fitimi këtij trofeu do të ishte një dhuratë individuale për 33-vjeçarin, i cili do ta kishte të sigurtë fitoren në galanë e Topit të Artë. Përkohësisht argjentinasi është favorit për Topin e Artë, por triumfi në ditën e nesërme do ta bënte thuajse 100% të sigurtë fitimin për herë të shtatë të këtij çmimi nga ana e tij./Sport Ekspres/