Menjëherë pasi është ngjitur në elitën e futbollit turk, Erzurumspori bëri goditjen në sulm për të marrë Armando Sadikun. Futbollisti që kishte shkëlqyer me golat e shënuara te Malaga dhe premtonte nivele të larta pasi ka luajtur për pak kohë në “La Liga” me Levanten, pa harruar edhe përfaqësimin e Kombëtares së Shqipërisë, do të provonte aventurën turke.
Por që prej mbërritjes të Erzurumspori, Sadiku nuk ka lënë asgjë gjurmë në fushën e lojës, përveç aspektit negativ. Nga një kartoni i kuq në pak minuta aktivizimi te dëmtimet e shpeshta! Prova e sotme atje ku Erzurumspori do të ndeshet në transfertë ndaj Alaniasporit për Kupën e Turqisë do të jetë e fundit për sulmuesin kuqezi.
Sadiku është futur në formacionin titullar dhe nëse do të zhgënjejë sërish, atëherë sipas të gjitha gjasave do të përfundojë në tregun e merkatos dimërore për të marrë etiketimin “dështim i madh”. Kosenza është ekipi i parë që ka shfaqur interesimin, por mbërritja në këtë nivel do të sillte shumë hapa pas. /Sport Ekspres/