Shans për Europën, Lika do fitore edhe pa Shkurtajn

 

Shkurtaj ka pasur probleme shëndetësore dhe pritet të mungojë sot. Nëse sulmuesi nuk ia del, në vend të tij do të jetë Lamçe

Gëzim Beqiri

Ka zhvilluar dje një seancë të shkurtër stërvitore trajneri Lika për ndonjë korrigjim të mundshëm në lojën e ekipit që drejton para ndeshjes së sotme me Kamzën. Nëse fiton Luftëtari, e parakalon Kamzën, prandaj gjirokastritët janë përgatitur për fitore, për të ruajtur serinë e rezultateve pozitive, ku sot në fakt vetëm fitorja konsiderohet e tillë. Në konferencën për shtyp, trajneri Hasan Lika deklaroi: “Ndeshja me Kamzën do të jetë shumë e fortë, sepse ne dhe Kamza jemi gati të të njëjtit nivel loje. Edhe dy ndeshjet e mëparshme e kanë treguar këtë rivalitet, ku Kamza fitoi në Gjirokastër dhe ne në Tiranë. Në të dy rastet fitoret kanë ardhur në kohën shtesë. Ngjashmëri kemi edhe në rezultatet në transfertë. Koincidencë janë edhe mungesat e lojtarëve titullarë në këtë ndeshje, ku ne nuk kemi sulmuesin Shkurtaj dhe ata Raçiç. Pavarësisht këtyre ngjashmërive, ndeshjet nuk janë në asnjë rast të njëjta. Fitoren do ta konsideroja sukses për ne dhe për ta arritur duhet shumë punë. Tri pikët na shtojnë shpresat dhe shanset për t’u përfaqësuar në Europë. Detyrë u kam vënë futbollistëve të japin më të mirën dhe të jenë fanatikë në zbatimin e taktikës.

MUNGESAT Dy-tre futbollistë të formacionit të Luftëtarit mbeten në dyshim për t’u aktivizuar sot ndaj Kamzës. Janë arsye shëndetësore që ndikojnë në aktivizimin ose jo të tyre. Për sulmuesin kryesor, Vasil Shkurtajn, mundësitë për të qenë në formacion janë të pakta. Probleme shëndetësore kanë edhe mesfushori Aleksi dhe mbrojtësi Rapa, por sot mund të jenë rikuperuar, gati për trajnerin Lika. Nëse Shkurtaj mbetet jashtë formacionit, do të luajë Lamçe në majë të sulmit gjirokastrite. Mungesa e Shkurtajt është e rëndësishme, nëse kemi parasysh se është autor i 4 golave me fanellën e Luftëtarit.

Në pritje të premios së Vlorës
Pas fitores në Vlorë ndaj Flamurtarit, futbollistëve të Luftëtarit iu premtua një premio nga presidenca, por pa u deklaruar shuma. Deri dje ky shpërblim nuk është shpërndarë, por ndoshta do të veprohet pak para fillimit të ndeshjes ndaj Kamzës, si një stimul për të marrë fitoren. Marrja e tri pikëve në takimin e sotëm ka më shumë rëndësi nga çdo ndeshje tjetër, pavarësisht vlerës së barabartë të pikëve. Fitorja e ngjit dy vende më lart në klasifikim Luftëtarin, duke parakaluar jo vetëm Kamzën, por edhe Laçin. Nëse do të jepet shpërblimi, është i pari në këtë sezon, pavarësisht se Luftëtari ka 10 ndeshje pa humbje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online